E Hënë, 2 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Lionel Messi i përjetshëm: tripletë dhe një tjetër faqe e artë në karrierën e tij

NJU MEKSIKO, 17 qershor /ATSH/ – Katër vjet më vonë, numri 10 ende ecën në një dimension tjetër, … dimension që mahnit jo vetëm tifozët por edhe skuadrat që ëndërrojnë ta kenë.

Argjentinasi fenomenal duket se ka gjetur një formulë magjike për të ndaluar kohën duke prodhuar vetëm emocione.

I shkëlqyer në  klasin e tij të përjetshëm, në të qenit ylli rreth të cilit sillet një ekip i tërë.

Tre gola të shënuar, njëri i anuluar, një tjetër gati sa nuk u shënua. Tangoja e fundit e Lionel Messit filloi me një tregolësh që përfshiu Algjerinë.

Argjentina fitoi 3-0, duke hapur Kupën e Botës me një performancë të lartë.

Kështu Leo bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës, i barabartë me Klosen me 16 gola.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›