E Hënë, 2 Nëntor 2026

BOTËRORI 2026 – Meksika fiton ndeshjen hapëse kundër Afrikës së Jugut

MEKSIKO SITI, 11 qershor /ATSH/ – Në prani të 80 824 spektatorëve dhe pas tri kartonëve të kuq, Meksika fitoi ndeshjen hapëse në Kampionatin Botëror të Futbollit kundër Afrikës së Jugut me rezultatin 2-0, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ‘’Azteca’’, me arbitër brazilianin Sampaio, u mbyll 1-0 për Meksikën, pas golit të shpejtë të Quinones në minutën e nëntë.

Në pjesën e dytë, Meksika shënoi edhe golin e dytë me anë të Jimenez (67’).

Në këtë pjesë dy lojtarë afrikano-jugorë u ndëshkuan me kartonin e kuq, fillimisht Sithole (48’) dhe më pas Zwane (86’).

Më pas, edhe mbrojtësi meksikan Montes (90+3’) u ndëshkua me kartonin e kuq./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›