BOTËRORI 2026 – Tg1 zbulon mrekullinë: Në ceremoninë e hapjes edhe… Steve Jobs!

ROMË, 15 qershor /ATSH/ – Një gazetar sportiv i Tg1 bëri një gabim teksa raportonte mbi personazhet e famshëm të shumë profileve që morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, shkruan corriere.it.
Në raportimin sportiv, gazetari ngatërroi themeluesin e Microsoft, Bill Gates, me Steve Jobs, themeluesin e Apple, i cili vdiq 15 vjet më parë, më 5 tetor 2011.
Gabimi nuk kaloi pa u vënë re në mediat sociale, ku përdorues të shumtë vunë në dukje mospërputhjen kronologjike.
Gazetari kërkoi falje duke thënë se ”ishte thjesht një lapsus”. /os/