E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE: Filluam procesin për kapitullin e parë të pranimit të Ukrainës në BE

BRUKSEL, 4 qershor /ATSH/ – Presidenca Qipriote e Bashkimit Evropian, në një deklaratë të publikuar në profilin e saj zyrtar në Twitter, njoftoi se ka “filluar përgatitjet për hapjen zyrtare të grupit (kapitullit) të parë në negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë”, shkruan rainews.it.

Kjo, vazhdon ajo, “përfaqëson një moment të rëndësishëm në udhëtimin e tyre të integrimit evropian dhe dërgon një mesazh të fortë të unitetit dhe vendosmërisë së BE-së”.

Në ditët në vijim, vazhdon presidenca Qipriote e BE-së, “ne do të vazhdojmë të punojmë me zell për të finalizuar diskutimet në Këshill për hapjen zyrtare të grupit”.

Presidenca Qipriote, e udhëhequr nga një qasje e bazuar në meritë, po e bën zgjerimin realitet, i cili është një përparësi strategjike dhe një nga politikat më transformuese të Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.   /os/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›