E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE kritikon deklaratën e ministrit gjerman mbi marrëveshjen tregtare me SHBA-në

BRUKSEL, 5 gusht /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian kritikoi sot deklaratën e ministrit gjerman të Financave Lars Klingbeil në lidhje me zhgënjimin e tij për marrëveshjen tregtare të Bashkimit Evropian me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të pranoj se u habitëm shumë kur dëgjuam këtë deklaratë nga ministri gjerman”, u tha gazetarëve një zëdhënës gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Do t’ju kujtoja se shtetet anëtare të BE-së dhe palët e interesuara të biznesit kanë theksuar vazhdimisht se një konflikt tregtar me SHBA-në nuk ishte një kurs i dëshirueshëm veprimi”.

Komisioni nuk specifikoi se cilat nga deklaratat e Klingbeil kishin shkaktuar habi.

Megjithatë, ai iu referua komenteve në raportet e medias që shprehnin pikëpamje të papajtueshme me diskutimet që komisioni kishte zhvilluar me Gjermaninë në javët dhe muajt e fundit.

Përpara bisedimeve të tij dje në Uashington me sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, Kingbeil kritikoi taktikat negociuese të BE-së.

“Mendoj se ishim shumë të dobët. Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin që u arrit. Është e nevojshme të reflektohej mbi rezultatet e debateve gjatë javëve të kaluara”, tha ai.

Komisioni deklaroi se shtetet anëtare të BE-së, përfshirë Gjermaninë, kishin theksuar se vetëm një zgjidhje e negociuar mund të siguronte stabilitet. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›