E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

BRUKSEL, 15 tetor /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dhe homologu i tij ukrainas Denys Shmyhal nënshkruan sot një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje midis dy vendeve, duke përfshirë kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë.

“Marrëveshja do të forcojë më tej aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Ukrainës, dhe do t’i mundësojë Gjermanisë të përfitojë nga potenciali i inovacionit të Ukrainës”, tha Pistorius gjatë nënshkrimit në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Pistorius tha se shpreson që bashkëpunimi do të gjenerojë një moment pozitiv për industrinë gjermane të mbrojtjes në aspektin e inovacionit, aftësive dhe shpejtësisë, duke e përshkruar marrëveshjen si një hap të favorshëm për të dyja palët.

Si projekte specifike, ai përmendi aktivitetet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes ajrore, thjeshtimin e qëndrimeve të punës dhe studimit, si dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në trajnimin e forcave të armatosura.

“Gjithashtu, ka plane për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit”, tha Pistorius. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›