BRUKSEL – NATO paralajmëron Moskën dhe Phenianin për përshkallëzim të mëtejshëm në Ukrainë

BRUKSEL, 21 tetor /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte paralajmëroi Phenianin dhe Moskën për rrezikun e dërgimit të ushtarëve të Koresë së Veriut për të luftuar në Ukrainë.
Dislokimi i ushtarëve të Koresë së Veriut për të luftuar me Rusinë “do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Rutte në X pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol.
“Së bashku me Yoon diskutuam për marrëdhëniet e ngushta midis Koresë së Jugut dhe aleancës ushtarake perëndimore, tha Rutte, duke vënë në dukje bashkëpunimin e tyre në industrinë e mbrojtjes dhe sigurinë e tyre të ndërlidhur.
Të premten, Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) akuzoi ushtrinë e Koresë së Veriut se kishte dërguar tashmë rreth 1500 ushtarë në Rusi për stërvitje përpara dislokimit të tyre të pritshëm në Ukrainë.
Në total, agjencia tha se Koreja e Veriut kishte vendosur të dërgonte rreth 12 000 ushtarë për të ofruar mbështetje për Rusinë, duke përfshirë njësitë speciale. //a.i/