E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen: M’u thye zemra pas aksidentit tragjik në Belgjikë

BRUKSEL, 26 maj /ATSH-AFP/- Presidentja e Komsionit Evropian Ursula von der Leyen, reagoi sot pas përplasjes tragjike mes një autobusi shkollor dhe një treni në Buggenhout, aksident që shkaktoi disa viktima në veri të vendit.

“Zemra m’u thye kur mësova për aksidentin tragjik mes një treni dhe një autobusi shkolle në Buggenhout sot. Ngushëllimet e mia më të sinqerta u shkojnë familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre. Sot, Evropa qan me Belgjikën”, shkroi von der Leyen në rrjetin social X.

Mesazhi i saj vjen ndërsa autoritetet belge po hetojnë rrethanat e aksidentit, i cili ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime solidariteti nga drejtues evropianë dhe institucione të ndryshme në mbarë kontinentin.

Dy adoleshentë, shoferi i autobusit dhe një i rritur që i shoqëronte kanë vdekur, ndërsa dy pasagjerë janë plagosur rëndë, tha për RTL Info ministri belg i Transportit, Jean-Luc Crucke.

Ata u vranë në një përplasje midis një autobusi shkollor që transportonte fëmijë dhe një treni në Belgjikën veriore, mësoi AFP nga burime të shumta.

Zëdhënësja e policisë federale, An Berger, i tha VRT se shtatë nxënës shkolle, shoferi dhe një shoqërues ishin në bordin e autobusit shkollor./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›