BRUKSEL – Von der Leyen: Nuk mund të jemi naivë në lidhje me Moskën

BRUKSEL, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Fuqia është matur gjithmonë me fuqinë ushtarake dhe ndikimin territorial. Kushdo që kontrollonte kufijtë dhe ushtritë, kontrollonte gjithashtu ekuilibrin e fuqisë në marrëdhëniet midis vendeve dhe kontinenteve, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
”Do të ishte gabim të thuash se ky nocion është i vjetëruar. Fuqia e fortë është më e rëndësishme se kurrë në botën e sotme. Kemi parë se si vende si Rusia ose aleatët e saj autokratë e përdorin konfliktin si mjet për të ndërtuar perandori dhe për të dominuar të tjerët”, theksoi ajo.
”Projekti ynë është i ndryshëm, por nuk mund të jemi naivë dhe të prekshëm”, shtoi von der Leyen në Forumin Global të Dialogut të Berlinit 2025.
“Kjo është arsyeja pse Evropa po investon kaq shumë në aftësitë tona ushtarake dhe në forcimin e industrive tona të mbrojtjes. Ne do të zhbllokojmë deri në 800 miliardë euro në shpenzime për mbrojtje deri në vitin 2030. Ky fokus në parandalimin dhe paqen përmes forcës është më i rëndësishëm se kurrë”, shtoi ajo. /os/