BRUKSEL – Von der Leyen: Po punojmë për sanksione të reja më të ashpra kundër Moskës

BRUKSEL, 20 maj /ATSH-DPA/ – Sapo fola në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe po koordinojmë me kujdes lëvizjet tona të mëtejshme, pasi sapo miratuam edhe paketën e 17-të të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, shkroi në rrjetet sociale nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
”Një paketë e 18-të me sanksione të mëtejshme më të ashpra është duke u përgatitur. Është koha për të rritur presionin mbi Rusinë për të arritur një armëpushim”, shkroi Von der Leyen.
Ministrat e Bashkimit Evropian miratuan sot paketën e 17-të të sanksioneve të bllokut ndaj Rusisë, njoftoi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
“Masat e reja ndëshkuese synojnë gati 200 anije ruse të të ashtuquajturës “flotë hije”, tha Kallas.
Këto anije – shpesh të pasiguruara – me pronësi të paqartë e ndihmojnë Moskën të shmangë kufizimet perëndimore të çmimeve të naftës.
“Më shumë sanksione ndaj Rusisë janë në proces”, shtoi ajo.
“Sa më shumë që Rusia të bëjë luftë, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë”, tha Kallas./ /os/