BRUKSEL – Zelensky: Trump është dakord me hyrjen e Ukrainës në NATO

BRUKSEL, 17 tetor /ATSH-ANSA/ – Nuk do të them asgjë më shumë për bisedën që kam bërë me Trump sesa ajo që është thënë tashmë, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
”Ne folëm për NATO-n, unë i paraqita atij argumentet e mia për hyrjen e Ukrainës në aleancë dhe ai ishte dakord”, shtoi presidenti.
”Kjo do të thotë se me Trump ndajmë të njëjtën pikëpamje”, deklaroi presidenti ukrainas në kuadër të takimit të Këshillit të Europës./ /os/