BSH: Forcimi i lekut nga rekordi i të ardhurave në turizëm

Banka e Shqipërisë, vëren se gjatë këtij viti kursi i këmbimit të lekut me valutat e huaja ka sjellë forcimin e monedhës shqiptare.
Ndërkaq monedha europiane euro po zbret përsëri afër niveleve ku mbylli vitin 2023.
Sipas kursit në tregun e lirë, euro u këmbye të shtunën me 100.2 lekë në blerje dhe 100.9 lekë në shitje, thuajse në të njëjtat nivele sa që ditë më parë, por duke shënuar rënie me 9.73 lekë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kur këmbehen 110.63 lekë.
Edhe kursi i dollarit amerikan dhe paundit britanik po shënojnë një tendencë rënëje gjatë kësaj jave, por duke ngelur në nivele pak më të larta krahasuar me fundin e muajit dhjetor.
Ekspertët vlerësojnë se forcimi i lekut gjatë vitit 2023 ishte kryesisht rezultat i prurjeve rekord nga turizmi dhe i përmirësimeve të ndjeshme në bilancin e pagesave të vendit.
BSH-ja vëren se, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2023, vijoi prirja e mbiçmimit të lekut kundrejt euros, e cila u mbështet nga rritja e konsiderueshme e hyrjeve valutore nga eksporti i shërbimeve në bilancin e pagesave.
Ndërkaq gjatë periudhës, Banka e Shqipërisë ka vijuar të zhvillojë ankande për blerjen e euros, sipas kalendarit të publikuar dhe me objektiv rritjen e rezervës valutore.
/ rtsh.al /