BSH marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve, Sejko: Krenar që bashkëpunojmë me një institucion prestigjioz

Banka e Shqipërisë ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Europiane të Investimeve.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se instutcioni që ai drejton është krenar që bashkëpunon me një një institucion prestigjioz si Banka Europiane e Investimeve. Ai shtoi se nga ky bashkëpunim përfitojnë qytetarët shqiptarë dhe mjedisi ynë.
“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për Bankën Europiane të Investimeve. Jemi krenar që po ndërtojmë këtë bashkëpunim të ri, me një institucion kaq të rëndësishëm për financat globale. BSH po bën përpjekje për integrimin e financave të gjelbërta. Jemi në fillime të një procesi të gjerë për transformimin e procesit financiar.
Bashkëpunimi me Bankën Europiane të Investimeve është thelbësor për transformimin tonë. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është jetik. Bashkëpunimi sjell përfitime për qytetarët tanë dhe mjedisin tonë. Jam i bindur se ky bashkëpunim do të krijojë rezultate të prekshme për sfidat klimatike”, deklaroi Sejko.