E Diel, 1 Nëntor 2026

Baba i një vajze të vogël, ky është 39-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali pasi u përplas nga makina

Edmond Gjoci është 39-vjeçari shqiptar, i cili u përplas nga makina ditën e djeshme në Itali dhe humbi jetën.

39-vjeçari shqiptar jetonte në Umbria, në Tuoro sul Trasimeno dhe punonte si kopshtar.

Mëngjesin e djeshëm ishte duke pritur në anë të rrugës mikun e tij me makinë për të shkuar në punë, kur u përplas nga një mjet i cili drejtohej nga një 19-vjeçar.

I riu, i cili ishte nisur për në shkollë, humbi kontrollin e makinës dhe përplasi Edmondin. 39-vjeçari shqiptar, baba i një vajze të vogël, humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Shoferi, iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës, por rezultatet nuk janë bërë ende publike. Vijojnë hetimet për rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›