E Martë, 3 Nëntor 2026

Babai mori peng fëmijët dhe i terrorizoi, avokatja: Ne jemi spektatorë të dhunës, nuk po ecim në binarët e duhur

Ngjarja e kësaj të mërkure, ku Alek Marku mbajti peng dhe terrorizoi dy fëmijët e tij të mitur duke gjuajtur me kallash në shtëpi, ka shkaktuar një panik tek opinioni publik.

Kjo ngjarje, pasohet nga një seri krimesh brenda familjes, ku në 15 ditët e para të muajit maj, numri i viktimave është konsideruar i lartë.

Avokatja Margarita Kola e ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus me Pranvera Borakaj ka deklaruar se deklarata e gruas së Aleks Markut, e cila tha se nuk është dhunuar fizikisht, duhet marrë me rezerva.

Sipas saj, nëse autori është konsumues i lëndëve narkotike dhe me probleme të shëndetit mendor, këto dy faktorë ndihmojnë njëri-tjetrin për përkeqësim të konflikteve.

“Ne jemi një shoqëri që ashtu siç nuk po ecim në binarët e duhur do reflektohet edhe në këto veprime. Deklarat e gruas do hetohet se mund ti ketë thënë këto ose nga frika, ose nga mentaliteti që një grua nuk mund të shajë burrin. Ligji të dënin edhe po e dhunove psikologjikisht. Ka raste të tjera që dëshmitë janë kontradiktore. Ka një kulturë që gruaja të rrijë në shtëpi dhe kur shkon në polici i thonë nuk të tha gjë burri, nuk të bëri gjë.

Nëse ky është përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme të shëndetit mendor, ndikon tek ecuria e njëra-tjetrës. Problematika fillon nga kultura jonë familjare. Sa të përgatitur kemi qenë ne që të merren masa para se të ndodhin ngjarje”, tha Kola.

Avokatja më tej shtoi se shoqëria shqiptare është një spektatore e dhunës dhe nuk merr asnjë masë për ta parandaluar atë.

“Ne jemi spektatorë të dhunës dhe të asaj që nuk ka çfarë më duhet mua. Nuk jam me parimin që çdo gjë mund të parandalohet, por në shumicën e rasteve ka mundësi të parandalohen”, tha Kola./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›