E Premte, 6 Nëntor 2026

“Babë u kry” dhe “Kangët e babës”, autori Bislim Ahmetaj sjell 2 botime me mesazhe të forta për familjen

“Babë u kry” dhe “Kangët e babës”, janë dy librat që sjell autori Bislim Ahmetaj. Këto janë dy botime me mesazhe të forta për familjen dhe prindërit.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, autori Bislim Ahmetaj tregoi se dy librat janë në thelb familjen si institucion, një roman dhe një libër me poezi.

“Ajo kopertinë flet, e bërë nga Bujar Kapexhiu, mjeshtër i artit grafik. Drejtësia në njëfarë mënyrë nëse nuk vendoset, pikon gjak. Nëse nuk vihet drejtësi, gjaku rrjedh gjithmonë. Ne nuk kemi vendosur drejtësi në këtë vend dhe zien gjaku u brezave…”, tregoi ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, u shpreh se kur punët bëhen në mënyrë të padrejtë, nuk mund të jetë dakord.

“Babë, u kry” është një triller që nuk ka në sfond thjesht babain tim, por çdo mesazh të mirë që përçohet nga familja”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›