Balla: Foto me IA për diasporën në protestë, kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas një fotoje të gjeneruar me inteligjencë artificiale ku tregohen shqiptarë nga diapsora që i drejtohen Shqiëprisë.
Balal shprehet se, kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje.
“Edhe AI e bëtë qesharak, se nuk vini kurrë mend që kush i merr shqiptarët për budallenj e merr faturën në zgjedhje, po halli është se keni budallallepsur edhe ato opozitat e reja dhe vitin tjetër do dilni rruar qethur!”, shkruan Balla.
Balla ironizon duke u shpreh se inteligjenca artificiale i ka vendosur makinat në krahun e kundërt të rrugës.
“E ka bërë gabim AI i ka vendos makinat në krahun e kundërt të rrugës”, thekson Balla.
/gj.m/a.f/