E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Gjobat e Policisë Rrugore do u shkojnë qytetarëve në telefon përmes e-Albania

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar risinë në shërbimet e policisë rrugore. Çdo shofer do të njoftohet përmes e-Albania per gjobën e marrë.

Ky ndryshim u konfirmuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili tregoi mënyrën si funksionon.

“Të gjithë shërbimet e policisë rrugore janë të pajisur me tablet. Në momentin kur regjistrohet gjoba shkon në e-albania dhe me të aksesuar qytetari njoftohet për gjobën që i është vën든tha Rrumbullaku.

Qytetari do të njoftohet 10 minuta pas është gjobitur për shkeljen e rregullave të qarkullimit. Në këtë mënyrë, drejtuesit e mjeteve kanë akses në gjobat që marrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›