E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Ligjet për në BE konsultohen me KE, ndryshimi i numrit të deputetëve mund të vendoset me referendum

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se të gjitha ligjet që lidhen me kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian konsultohen vazhdimisht me Komisionin Evropian.

“Ajo që duatë ritheksoj sot ai përket të gjitha ligjeve që lidhen me kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, çdo fjalë në këto ligje konsultohen me BE madje ka ndodhur që një komision ka ndryshuar një fjali na është dashur që në seancë plenare të prezantojmë një amendament për ta sjell në variantin e konsultuar më KE, për këto çështje mesazhi është shumë i qartë ne konsultohemi në mënyrë të përditshme me KE dhe asgjë nuk kalon në Kuvendin e Shqipërisë pa dritën jeshile te KE”, tha Balla.

Ai theksoi gjithashtu se ndryshimi i numrit të deputetëve nga 140 në 101 nuk është pjesë e kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim.

“Ndryshimi i numrit  te deputetëve nuk është pjesë e asnjë prej kapitujve të marrëveshjes për anëtarësim mund ta kemi parlament me 140 apo me 101. Unë jam mbështetës prej shumë vitesh të kësaj ideje dhe e kemi hedhur si ide kryeministri i pari dhe unë pas tij që në vitin 2018, për reduktimin e numrit të deputetëve nga 140 në 101. Nuk është çështje sasie, por mendojmë që nj numër më i vogël i anëtarëve të Kuvendit e në jetën parlamentare më efikaste, më shumë kohë për diskutime të vlefshme. Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide por pasi të kemi ligjin”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›