E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Nga emigrant në sipërmarrës në Londër, tjetër histori suksesi e shqiptarëve

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, ndau sot historinë frymëzuese të sipërmarrësit shqiptar në Britaninë e Madhe, Rudin Maçaj.

Balla vizitoi biznesin e Maçajt në Londër, ku u njoh me historinë e tij të suksesit nga emigrant në sipërmarrës.

Ai ka mbërritur në Britaninë e Madhe në vitin 1996 si emigrant, ndërsa sot drejton një kompani me 75 punonjës dhe një xhiro vjetore prej 25 milionë paundësh.

Balla e vlerësoi këtë një shembull të qartë të potencialit, punës dhe energjisë së diasporës shqiptare.

“Suksesi i çdo shqiptari në diasporë është suksesi i Shqipërisë”, tha Balla, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në forcimin e imazhit dhe zhvillimit ekonomik.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›