E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla për protestën e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar protestën e radhës së Partisë Demokratike, të zhvilluar sot para Kryeministrisë, duke e krahasuar atë me një “dasmë si mos më keq”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shprehet se situata për PD-në duket se po përkeqësohet, edhe pse protesta përkoi me 8 Dhjetorin, datë simbolike e Lëvizjes Studentore të vitit 1990.

“Si mos më keq dasma këtë javë. Edhe më keq duket se do shkojë dhe ki parasysh që ishte dhe 8 Dhjetor”, shkruan Balla.

Ai ironizon gjithashtu deklaratat e Sali Berishës gjatë protestës së katërt, i cili vuri theksin te roli i Gjeneratës Z në ndryshimet politike nëpër botë, duke shtuar me sarkazëm:

“Po mirë, të paktën që foli i pari i dasmës për gjeneratën Z. Më thoni një emër që fillon me këtë shkronjë?”

Sipas kreut të grupit të PS në Kuvend, numri i protestuesve ka ardhur duke u pakësuar, ndërsa që tek foltorja e parë pak javë më herët, Balla citoi shprehjen e humoristit shkodran, Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasmë!”.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›