E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla për protestën e opozitës: Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj protestës së Partisë Demokratike para selisë së Kryeministrisë.

Balla kujtoi se “po afron përvjetori i 15-të i masakrës së 21 janarit në bulevard dhe kambanat bien më shumë se kurrë”.

Sipas Ballës, “kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë”.

“Njëri nga hyzmeqarët sulmoi pa dashje kryebufin ndërsa fliste për krimet e Maduros, iu referua krimit të vrasjes së protestuesve nga diktatori i Venezuelës në 2019. Ke plotësisht të drejtë. Kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë. 15 vjetori i 21 Janarit 2011 po afron dhe kambanat bien më shumë se kurrë”, u shpreh Balla.

Balla solli në vëmendje edhe mungesën e pjesëmarrjes të mbështetësve të PD-së në protestën e sotme para kryeministrisë.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›