Balla uron Ileana Iotovën për zgjedhjen Presidente e Bullgarisë: Marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen më tej - ATSH -
TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Ileana Iotovën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Bullgarisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilëson Bullgarinë një vend mik të Shqipërisë, me të cilin vendi ynë ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta historike, miqësore dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm.
Ai vlerëson veçanërisht mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Shqipërisë, si dhe rolin e komunitetit bullgar në vendin tonë, të cilin e konsideron një urë miqësie mes dy popujve.
Në mesazhin e tij, Balla i uron suksese Iotovës në përgjegjësinë e re, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të thellohen edhe më tej, në interes të qytetarëve dhe të së ardhmes së përbashkët evropiane.
/gj.m/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
