E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani Perëndimor pret hyrjen në BE/ Franca kthen vëmendjen nga rajoni, por mbetet e kujdesshme mbi zgjerimin

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në ‘paradhomën’ e Bashkimit Evropian, ku disa shtete kandidate janë në pritje prej gati dy dekadash pasi zgjerimi ka ngecur.

Vetëm kohët e fundit, ky rajon ka rifituar vëmendjen strategjike të Parisit, me një fokus të ripërtërirë. Zëvendësministri francez për Çështjet Evropiane Benjamin Haddad paralajmëroi se lënia e ‘zonave gri’ në Evropë rrezikon të krijojë hapësirë ​​për ndikim nga fuqi të tilla si Rusia dhe Kina, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. Ai theksoi nevojën për unitet më të madh për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit. “Ne duhet ta bashkojmë kontinentin tonë, duhet të sigurojmë stabilitetin dhe sigurinë e tij gjeopolitike”, shprehet Haddad.

Sipas analistëve, pozicioni i Francës po evoluon, por mbetet i kujdesshëm. Sébastien Gricourt nga Fondacioni “Jean Jaurès” argumentoi se ndërsa Parisi shpesh shihet si pengues, në fakt po formëson progresin që përfshin si shtetet anëtare të BE-së ashtu edhe vendet kandidate. Florent Marciacq nga Institutit Francez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare vuri në dukje se Franca mbetet ndër mbështetësit skeptikë të zgjerimit, pasi druhet se kjo mund të dobësojë kohezionin politik të BE-së.

Ndërkohë Haddad nënvizoi se anëtarësimi është një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili kërkon që vendet kandidate të zbatojnë rregullat e BE-së mbi sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e pakicave, masat kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›