Balluku: BE të disbursojë fondet, po vonohen projektet në infrastrukturë

Nga Hungaria ku mori pjesë në takimin e ministrave të transportit të Bashkimit Europian, Belinda Balluku ka kërkuar që të reduktohet koha e disbursimit të fondeve që BE jep për projektet infrastrukturore.
Në një prononcim pas përfundimit të këtij takimi, zv/kryeministrja tha se kjo është një nga shqetësimet e vendeve të Ballkanit perëndimor.
“Ne vlerësojmë maksimalisht të gjithë mbështetjen financiare që Bashkimi Europian po jep përmes projekteve të WBIF, BERZH përsa i përket ndërtimit të hekurudhave në rajonin tonë, pjesë e Korridoreve të VIII dhe të X, por nga ana tjetër ajo për të cilën ne shqetësohemi dhe këtu i referohem të gjithë vendeve tona fqinje, është koha e gjatë dhe burokracia që merr një projekt për t’u realizuar”, tha Balluku.
Në fokus të bisedimeve kanë qenë investimet në hekurudha, por dhe projektet e përbashkëta mes vendeve që janë pjesë e korridorit të 8. /vizionplus.tv