Balluku: Situata e zjarreve në aksin Kardhiq-Delvinë është normalizuar

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se situata e zjarreve në zonën e aksit Kardhiq – Delvinë është normalizuar.
Sipas Ballukut, zjarret janë shuar dhe aksi është në funksion të plotë për qarkullimin e mjeteve.
Zv/Kryeministrja Balluku u ka shprehur një falënderim të veçantë trupës së ARRSH-së, e cila, theksoi ajo, “jo vetëm u kujdes për të ruajtur aksin rrugor dhe tunelin e Skërficës gjatë gjithë ditës së djeshme, por u aktivizua plotësisht në aksionin e shuarjes së zjarreve në zonën përreth”.
Trupa e ARRSH-së gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë dhe tune... 1 nga 4/e.i/ /gj.m/