E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balluku ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Ndërtimi i Unazës së Madhe jo vetëm që do të lehtësojë qarkullimin në kryeqytet, por mundëson edhe urbanizimin e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë  publikoi sot në rrjetet sociale fotografi nga loti 2, Unaza Verilindore e Tiranës.

Loti 2 ka një gjatësi mbi 2 kilometra dhe konsiderohet segmenti më i gjatë i Unazës së Madhe.

Në këtë aks janë ndërtuar edhe rrugë dytësore të cilat lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit është e gjatë 27 km dhe e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

1 nga 8

/m.m/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›