E Hënë, 2 Nëntor 2026

Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

Gjykata Kushtetuese kaloi në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit, Enekelda Kapedani. 

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se më herët Kapedanit iu ushtrua kontroll në banesë me urdhër të SPAK. 

Kontrolli i Kapedanit u krye në 2024 në vazhdën e disa kontrolleve në banesat e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, emrat e të cilëve përmendeshin në Sky Ecc në dosjen e dy grupeve kriminale të Elbasanit. Gjatë asaj kohe SPAK kontrolloi edhe banesën e ish gjyqtares Pajtime Fetahu qe më pas përfundoi nën masë sigurie, ndërkohë qe u sekuestruan disa celularë që prej 2024 po eksportohen. 

Sjellim ndër mend se Kapedani u bë e njohur për shkak të publikimit të videove të postuara në platformën TikTok. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›