Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro

Europë | 12 minuta më parë
Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa tha të martën se ishte goditur nga një sulm kibernetik që lejoi “transaksione mashtruese”, duke shtuar se incidenti “tani ishte nën kontroll” dhe se nuk do të kishte pasoja financiare për klientët e saj.
Sipas CNN, humbjet e bankës nga sulmi kibernetik vlerësohen në 133 milionë dollarë (rreth 118 milionë euro).
Sipas mediave franceze, incidenti u zbulua nga “ZachXBT”, një studiues amerikan që vepron nën një pseudonim dhe puna e të cilit njihet ndërkombëtarisht në fushat e sigurisë së kriptomonedhave dhe pastrimit të parave.
ZachXBT njoftoi pardje se një “entitet i Bashkimit Evropian dyshohet” se ka humbur “106 milionë dollarë”. Dje, të martën, ai sqaroi se kishte “zbuluar tërheqje shtesë prej më shumë se 27 milionë dollarësh”, duke zbuluar njëkohësisht identitetin e bankës franceze.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.