E Martë, 3 Nëntor 2026

Bankat japin më shumë hua për investime/ BSH: Zgjerohet kredia e re, 129.7 miliardë lekë disbursime

SHQIPËRIA- Ekonomia shqiptare vijon të mbështet me hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-prill janë aprovuar  129.7 miliardë.

Nëse e krahasojmë këtë shifër me të njëjtat periudha të viteve më parë vërehet se ka një rritje të konsiderueshme.

Shtimi i huave është regjistruar si për bizneset edhe për individët.

Po ashtu edhe totali i huasë është me rritje pasi sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 871.9 miliardë lekë në Prill të vitit 2025, me një rritje e konsiderueshme prej 13%, krahasuar me Prillin e vitit të kaluar.

Në terma vjetorë, kjo rritje  lidhet kryesisht  me zgjerimin e  kreditimit për biznesin.

Nga 432 miliardë lekë në Prillin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 53.6 miliardë lekë në Prill të këtij viti, ose është rritur përgjatë një viti  me 12.4%.

Sipas Bankës së Shqipërisë kreditë e aprovuara për bizneset dhe individët kanë qenë  më të lira në muajt e parë të këtij viti.

Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë Interesat e kredisë  së  re  në  lek  janë  shfaqur  relativisht  të  qëndrueshme  dhe në nivele të ulëta në tre muajt e parë të vitit. Ecuria e tyre tregon për  një përcjellje të mirë të dy uljeve të normës bazë, të ndërmarra në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar./abcnews.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›