E Martë, 3 Nëntor 2026

Bankat vendosen nën hetim/ Autoriteti i Konkurrencës: Dyshim për abuzime me siguracionin për kredi

Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave për abuzim me pozitën dominuese në shitjen e sigurimit të jetës për kredi.

Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga nëntori i vitit 2021 deri në mars të vitit .2025.

Komisioni i Konkurrencës pasi përfundoi hetimin paraprak  vlerësoi ekzistencën e të dhënave të mjaftueshme të cilat kërkojnë hetim të mëtejshëm.

Autoriteti i Konkurencës ka konstatuar se sjellja e bankave shfaq mungesë konkurence  pasi qytetarët që marin një kredi  nuk janë të lirë të përzgjedhin shoqërinë për sigurimin e jetës për kredi pasi ajo përcaktohet nga vetë bankat./abcnews.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›