E Hënë, 2 Nëntor 2026

Banorët e Vlorës disa ditë pa ujë/ Berisha: Ia zunë në fyt kafshatën e ‘galasë’! I përzunë hajdutët nga salla ku festonin!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja pas kryeministrisë ka komentuar situatën e vështirë me të cilën po përballen banorët e Vlorës, të cilët prej disa ditësh kanë pasur mungesë uji. 

Berisha kritikoi institucionet përgjegjëse, duke kujtuar një deklaratë të mëparshme të drejtorit të ujësjellësit, i cili kishte pohuar se qytetarët mund të rrinë pa ujë pa shprehur ankesa.

“T’i përshëndesim qytetarët e Vlorës, 5 ditë pa ujë. Duke ndjekur atë ngjarje, kur vetëm pak muaj më parë, drejtori i ujësjellësit i thotë gazetarit që këta rrinë pa ujë dhe nuk telefonojë dhe shprehin shqetësim”, tha Berisha, ndërsa shtoi “ata dje ia zunë në fyt kafshatën e galasë dhe i përzunë hajdutët nga salla ku festonin”. 

Sali Berisha: Opozita është sot më e fuqishme se kurrë, më e fortë për të përmbushur misionin e saj. Forca e ideale është më e fortë, ne jemi të pamposhtur. Këtij regjimi, çdo ditë dhe çdo orë është në shkërmoqje, në rënie. 

T’i përshëndesim qytetarët e Vlorës, 5 ditë pa ujë. Duke ndjekur atë ngjarje, kur vetëm pak muaj më parë, drejtori i ujësjellësit i thotë gazetarit që këta rrinë pa ujë dhe nuk telefonojë dhe shprehin shqetësim. 

Ata dje ia zunë në fyt kafshatën e galasë dhe i përzunë hajdutët nga salla ku festonin. Të rinjtë e mbushën sheshin dhe bën përgjegjëse qeverinë Rama. Si Vlora ka probleme gjithë Shqipëria. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›