E Diel, 1 Nëntor 2026

Banorët në protestë për rrugën, kërkohet zgjidhje nga bashkia e Fierit, por deri më sot vetëm premtime

Dhjetra banorë të fshatit Daullas në bashkinë Fier kanë protestuar për rrugët e amortizuara, të cilat nuk kanë njohur asnjë investim prej dekadash duke u kthyer në shqetësimin më madhor të përditshmërisë së tyre.

Në kulmin e indinjatës ata pohojnë njëzëri se familjet jetojnë mes baltës e gropave të mëdha ndonëse janë taksapagues të rregullt.

Ata thonë se shqetësimet i kanë adresuar disa herë, jo vetëm pranë bashkisë, por edhe tek ish-njësia administrative por deri më sot kanë marrë vetëm premtime boshe dhe  asnjë zgjidhje konkrete në terren.

Përballë kësaj situate ata apelojnë për investime në zonën e tyre, teksa theksojnë se është e papranueshme që duke qenë vetëm një kilometër larg qytetit të jenë lënë tërësisht në harresën e investimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›