Barça, Araujo rikthehet në grup pas një muaji mungese për arsye personale

Ronald Araujo mbaron “pushimet”, rikthehet te Barcelona. Mbrojtësi i katalanasve, pas kartonit të kuq që i kushtoi skuadrës humbjen në Ligën e Kampionëve kundër Chelsea, dhe ortekut të kritikave dhe fyerjeve që pasuan në rrjetet sociale, ra dakord me klubin për një pushim të përkohshëm.
Ai nuk ishte më në paqe dhe kishte frikë se kjo mungesë qartësie mund të ndikonte edhe në performancat në fushën e lojës. Araujo u zhduk nga skena më 25 nëntor. Ndërkohë, ai bëri një udhëtim shpirtëror në Tel Aviv për t’u rilidhur me besimin e tij dhe u kthye në Uruguaji gjatë këtij sezoni festash për të qenë pranë familjes së tij gjatë kësaj kohe të vështirë.
Barcelona do të mblidhet për seancën e parë stërvitore pas Krishtlindjeve, dhe sipas Mundo Deportivo, edhe Araujo do të jetë atje. Kapiteni i katalanasve ka punuar me një trajner fitnesi të trajnuar nga stafi i Barçës gjatë muajit të kaluar, kështu që mbrojtësi nuk duhet të ketë problem të stërvitet menjëherë me pjesën tjetër të skuadrës.
Seanca stërvitore do të jetë gjithashtu e hapur për publikun, një mënyrë e shkëlqyer për t’u zhytur në përqafimin e tifozëve dhe për të ndjerë dashurinë dhe mbështetjen e botës Blaugrana.