Barcelona, Xavi: Programi sportiv do të diktohet nga situata

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Barcelonës, Xavi foli edhe për të ardhmen: “Do flasim kur të kemi një pamje të qartë. Fillimisht duhet të planifikojmë, të forcohemi nëse mundemi dhe të shohim se ku jemi. Dhe pastaj do të flasim. Por tani synimi ynë nuk është të mendojmë për sezonin e ardhshëm, por për Almerían. Vendi i dytë është një objektiv minimal për klubin sepse na lejon të luajmë për një tjetër titull, Superkupën”.
Çfarë ndryshimesh prisni në skuadër për sezonin e ardhshëm?
“Nuk e dimë. Duhet të mendojmë për lojën e ndershme financiare, por nuk është koha për të komentuar mbi këtë temë”.
Menaxhmenti ju ka transmetuar sinjale të mira?
“Presidenti dhe Deco janë pozitivë, por programi sportiv do të diktohet nga situata ekonomike”.
Cili është mesazhi i Xavi për tifozët e Barcelonës në këtë moment të vështirë dhe duke pasur parasysh momentin e mirë të Real Madridit?
“Ne do të përpiqemi gjithmonë. Mendoj se tifozët duhet të kuptojnë se situata është shumë e vështirë, veçanërisht në planin ekonomik. Situata ekonomike nuk ka të bëjë fare me atë të 25 viteve më parë, kur trajnerët mund të kërkonin lojtarët që dëshironin. Tifozët duhet ta kuptojnë këtë dhe ne do të përshtatemi, kjo nuk do të thotë se nuk do të jemi konkurrues, por ky është realiteti”.