Barcelona mposht Realin dhe rrëmben Superkupën e Spanjës për herë të 16-të

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të gjashtëmbëdhjetë në historinë e saj. Skuadra e Flick mundi Real Madridin 3-2 në El Clasico në Jeddah, me Raphinha që hapi serinë e golave në minutën e 36-të. Shfaqja e vërtetë, megjithatë, ndodhi në kohën shtesë të pjesës së parë.
Vinicius, Leëandoëski dhe Gonzalo Garcia bënë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 2-2, me tre gola në katër minuta. Raphinha më pas vendosi ndeshjen në minutën e 73-të, ndërsa Frenkie de Jong u përjashtua me karton të kuq në minutën e 91-të.