E Premte, 6 Nëntor 2026

Bardh Spahia debat me Ministren Spahiu: Komisionin e drejtoj unë, s’ta kam dhënë fjalën!

Ministria e Shëndetësisë braktis komisionin, duke refuzuar të prezantojë buxhetin për vitin 2027
Bardh Spahia: Korrupsioni nuk ka të ndalur. Po mbushen xhepat e klientelës së kryeministrit.

Është tashmë e qartë paaftësia dhe mungesa e vullnetit të ministres së Shëndetësisë dhe përfaqësuesve të kësaj mazhorance për të diskutuar mbi projektbuxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2027.
Është e qartë jo vetëm mungesa e dëshirës, por edhe paaftësia për t’u përballur me realitetin e një projektbuxheti skandaloz.

Një projektbuxhet që parashikon qindra milionë euro, jo për të përmirësuar shërbimin shëndetësor dhe për të garantuar kujdes më të mirë për qytetarët, por për të mbushur xhepat e klientelës qeveritare të kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të tij. Kjo është sjellja e mazhorancës: shmangie e përgjegjësisë dhe refuzim për t’u përballur me transparencën dhe llogaridhënien.

Back to top button

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›