E Diel, 1 Nëntor 2026

Bardhi shpërndan protestuesit/ Militantët qëllojnë me gurë ndaj policisë

TIRANË- Protestuesit e Partisë Demokratike kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.

Hedhja e molotovëve nisi sapo përfundoi fjalimin Sali Berisha, i njëjti skenar me protestën e kaluar kombëtare, e mbajtur më 24 janar.

Një grup i caktuar protestuesish vijojnë të qëndrojnë në Bulevard, ndërsa është dashur ndërhyrje e Gazment Bardhit për t’i shpërndarë ato, ndoshta për t’i orientuar më pas drejt Parlamentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›