E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha për Metën: Kërkon vota të djathta që t’ia çojë më pas Ramës

Kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se Ilir Meta është në përpjekje për të marrë vota të djathta, të cilat më pas sipas tij do t’i trafikojë të Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp gjatë mesditës së sotme, Basha tha se “Këta janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal”.

Lulzim Basha: Duan ta mbajnë Shqipërinë si një pronë të përbashkët të një grushti qeveritarësh, oligarkësh, mundësish të kontrollojnë çdo aspekt të jetës.

Kurrë s’ka qenë më e qartë diferenca, midis një grupi njerëzish që duan status quo-n. S’ka rëndësi njëri në qeveri, tjetri sapo e la postin e presidentit dhe qëllim ka kryesor të bëjë sikur është demokrat i mbaruar që të marrë votat e demokratëve ti çojë tek Edi Rama, ti trafikojë atje.

Këtë janë njerëz që nuk u bëhet vonë për asgjë tjetër përveç fatit të tyre personal, pushtetit e pasurimit të tyre, si edhe në rastin aktual frikës së tmerrshme që kanë nga ora e llogarisë. PD qëndron si forca e vetme parlamentare, që kërkon ndryshim rrënjësor. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›