E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha përjashton Gaz Bardhin nga PD

Gazmend Bardhi perjashtohet nga Partia Demokratike.

Vendimi eshte marre nga Kryesia e selise blu.

Mesohet se perjashtimi i Bardhit nga selia blu eshte marre per shkak te shkeljeve statutore qe ai ka kryer kur mbajtur postin e Sekretarit te Pergjithshem të PD.

Sipas vendimit të kryesisë thuhet se Gazment Bardhi po ndjek axhendë personale në bashkëpunim me non grata, duke iu referuar bashkimit të tij me grupimin e Sali Berishës.

Në seancën e fundit plenare, Basha dhe Bardhi, nga dy ish bashkëpunëtorë të ngushtë, u përplasën shumë ashpër në Kuvend.

Basha akuzoi Bardhin se është bërë pjesë e aleancës së kullave të Berishës e Ramës, ndërsa deputeti iu kundërpërgjigj duke pretenduar se kryedemokrati ka përfituar dy kate në një prej rezidencave të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›