Bashkia Shkodër fton krijuesit muzikorë në Festivalin “Luleborë”

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Bashkia Shkodër hapi thirrjen për pjesëmarrje në Festivalin “Luleborë”.
Thirrja u drejtohet të gjithë krijuesve: kompozitorë, tekstshkrues, këngëtarë apo grupe muzikore që të dorëzojnë këngët e tyre të reja deri më datën 15 gusht 2025.
Një nga kriteret është që kënga të jetë e papublikuar më parë. Gjithashtu duhet arranxhimi dhe zëri i këngëtarit (demo përfundimtare), partitura, teksti si dhe të jetë caktuar emri i interpretuesit. Bashkia Shkodër shton se një autor muzike mund të dorëzojë e shumta 1 këngë, ndërsa autorët e teksteve mund të paraqesin deri në 2 tekste këngësh.
“Luleborë” është një festival që i kushtohet muzikës së re shqiptare dhe këtë vit pritet të zhvillohet edicioni i tij i 10-të.
/a.f/