E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes asnje aktivitet per nderrimin e viteve

TIRANE- Ndryshe nga vitet e kaluara kete vit qytetaret e Tiranes nuk do te kene mundesi te ndjekin asnje aktivitet te organizuar nga bashkia me rastin e nderrimit te viteve.

Ndryshe nga tradita e viteve te kaluara ku me date 31 dhjetor duke pritur daten 1 janar ne sheshin kryesor te Tiranes eshte zhvilluar gjithmone nje koncert i madh festiv ku qindra qytetare mblidhen se bashku per te pritur nderrimin e viteve kete here nuk do te kete asgje te organizuar.

Mesohet se e vetmja nisme qe ka marre persiper kete fundviti bashkia e Tiranes eshte hedhja e fishekzjarreve ne momentin e nderrimit te viteve.

Te pakten kjo eshte ajo qe na u konfirmua dje ne mbremje nderkohe qe gjate viteve te kaluara kalendari festiv i bashkise se Tiranes eshte bere publik per mediat disa dite me pare. Me sa duket bashkia e Tiranes eshte mjaftuar vetem me dritat qe ka vene ne bulevard duke mos treguar keshtu kujdes per jeten artistike qe do te gjalleronte nderrimin e viteve ne kryeqytetin e shqiptareve. /sg/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›