“Bashkim Fino do të buzëqeshte sot nëse do të ishte këtu me ne”, Rama nga Lushnja: Në 11 maj Partia Socialiste do të marrë fitoren më të bukur

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit përmbyllës në qytetin e Lushnjës, ka përkujtuar deputetin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë 4 vite më parë.
Në fjalën e tij Rama tha se nëse Fino do të ishte sot bashkë me të në Lushnjë do të ishte i lumtur nga kjo pritje madhështore.
Ndërsa theksoi se në 11 maj Partia Socialiste do të marrë fitorn më të bukur.
“Shumë faleminderit për këtë dallgë kaq të bukur, ku përzihen ngjyrat e flamurit më të bukur në botë me ngjyrat e ëndrrës më të vjetër në botë për ne. Do të doja shumë që në këtë moment të ishte edhe dikush me ne, që me siguri do të ishte shumë i buzëqeshur për këtë peisazh fantastik, deputetin e Lushnjës, Bashkim Finon. Të cilin e kujtova duke hyrë aty në mes njerëzve. Dua të besoj se po na shikon nga lart. Nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në këtë shesh, por do të jenë në kutitë e votimit të dielën, sëbashku me ata që nuk do të jenë në kutitë e viotimit, por po i dërgojnë votat e tyre nga jashtë Shqiëprisë, do të bëni të mundur që më 11 maj të dalë fitorja më e bukur e Partisë Socialiste“, tha Rama.