E Diel, 1 Nëntor 2026

Baskë e katalanas, triumfi bashkon Spanjën

 

Fitorja në "Euro 2008" ia ktheu buzëqeshjen një vendi të ndarë nga nacionalizmi dhe ekstremistët

Dikush nuk do të qëndrojë poshtë flamurit të kësaj Spanje fituese. Euforia mund të jetë irrituese, nëse quhesh Injaki Anasgasti dhe përfaqëson partinë baske. "Ekzaltimi në rrugë i disa njerëzve, dhe jo të tjerëve, provon se nuk jemi të gjithë të kënaqur për të njëjtat gjëra. Nuk kam asgjë kundër këtij rezultati të bukur, por pse ne nuk mund ta kemi kombëtaren tonë?" Diçka nuk duket se shkon mirë, sepse ishin mijëra njerëz në Bilbao, jo aq sa në sheshet e tjera, por gjithsesi qëndronin aty. Vështirë t'i rezistosh thirrjes së futbollit. Fëmijët kishin fanellë rozë, por jo të kombëtares: "Camiseta de la Escuola de Fútbol de Ermua", fanellën e donatorëve të gjakut të Elorrios, flamuri i Vietnamit, të së njëjtës ngjyrë që manifestonin me flamuj të ndryshëm. Gjithsesi, të përfshirë, të lumtur, pjesë e një suksesi që mungonte prej 44 vjetësh dhe që pak kishin dëshirë ta humbisnin vërtet. Por "prishësve të festës" kjo gjë nuk u mungon. Inigo Urkulu, president i Partisë Nacionaliste Baske të moderuar, këmbëngul edhe kur tashmë nuk ka më argumente për t'i censuruar "të kuqtë": "Rusia ishte një skuadër shumë më simpatike". Kolegu Hozu Erkoreka bënte tifo për Gjermaninë: "Dhe për kë tjetër? Më jepni një skuadër që të përfaqësohem, dhe nuk do të jem më kundër." Për të ky sukses është prova se "ekziston një nacionalizëm, ndaj edhe nacionalizmi i të tjerëve duhet të vlerësohen. Nëse ka nga ata që ndihen të huaj ndaj kësaj kupe, do të thotë se duhen kombëtare të tjera." Jo vetëm ajo baske, duhet edhe një katalane, edhe pse Barcelona prej kohësh i bashkohet rrymës kastiljane. Joan Tarda, shef i separatistëve katalanas, organizoi për çdo ndeshjes të Spanjës në Europian mbrëmje me temën, me të cilën manifestonte mbshtetjen ndaj "kundërshtarit". U përpoq Torres, i lindur në Madrid, që të valëviste flamujt, sepse arriti ta mbulojë gjithë kombin.

Siç kishte bërë Pau Gasol, i lindur në Barcelonë, pas triumfit në botërorin e basketbollit. Ky i fundit kishte bërë fotografi, duke ulëritur me flamurin në dorë, por nuk ishte katalanas. "El Ninjo" u përpoq të dhurojë golin që bëri ndryshimin ndaj të gjithëve: "Ky është një grup i bashkuar, që përfaqëson një komb të bashkuar". Grupi i Aragonesit funksionon mirë, si për shembull në skuadër është bask Ksabi Alonso dhe pesë katalanas: Ksavi, Fabregas, Kapdevila, Pyjol e Injiesta. I vetmi që flet për probleme të tilla është Ksabi Alonso: "Është politikë dhe nuk dua të them nëse është e drejtë të kesh një kombëtare Euskadi ose jo, por dua të tregoj se, të ndihesh pjesë e një gjëje të vetme në kombëtare është e lehtë. Jam krenar që e vesh këtë fanellë". Ai nuk i mbështeti baskët, diskutimi i tij i shqetësoi ekstremistët dhe nxori në rrugë shumë baskë dy net më parë. Kryeministri Zapateri shkroi një letër për të shfrytëzuar momentin: "Kur këta djem e kanë topin ndër këmbë, nuk e di nëse janë katalanas, valencianë, baskë apo andaluzianë. Na emocionuan, ndaj të mos e humbasim këtë identitet." Në Valencia ulërinin «Yo soy español», në Kadis u mbushën plazhet për të parë finalet, Bashkia e Barcelonës nuk i lejoi megaskermat, por njerëzit u mblodhën në lokale, gjithsesi. Në Galicia nuk kishin ndër mend të largoheshin nga triumfi kombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›