E Diel, 1 Nëntor 2026

Baste sportive dhe drogë/ Operacion “blic” në Tiranë, dy të arrestuar

Një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark” në Tiranë është zbuluar nga policia si ambient i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Të arrestuarit janë  pronari i lokalit, një 56 vjeç, dhe një 33 vjeç, i cili u kap duke vendosur baste sportive me telefon celular.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia sekuestroi një sasi të lëndës së dyshuar kanabis, si dhe tre telefona celularë që, sipas hetimeve paraprake, përdoreshin për zhvillimin e basteve sportive./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›