E Diel, 1 Nëntor 2026

Basti i Mançinit: Brenda 4 viteve të ardhshme, Italia fiton trofe

Roberto Mançini shfaqet optimist për të ardhmen e Kombëtares së Italisë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalojnë “Axurrët”.

Trajneri i rikthyer në krye të përfaqësueses italiane kërkon të nisë një cikël të ri, duke u mbështetur te një brez lojtarësh të rinj dhe me ambicien për ta kthyer ekipin te suksesi.

Në prononcimin e tij për mediat, Mançini theksoi se objektivi i tij është të ndërtojë një Itali që luan futboll dominues dhe që synon fitoren në çdo ndeshje.

“Dua të nis me idenë për të krijuar një skuadër që dominon, luan mirë dhe jep maksimumin. Sigurisht, nuk mund të fitosh gjithmonë, por duhet ta nisësh çdo ndeshje me objektivin për të fituar. Të gjithë jemi pozitivë. Ka shumë lojtarë që janë këtu për herë të parë. Ata janë të lumtur dhe duan të japin maksimumin.”, u shpreh Mançini.

Tekniku italian dha një premtim të fortë për të ardhmen: “Jam i sigurt se në katër vitet e ardhshme do të fitojmë diçka.”

Me një brez të ri në dispozicion, trajneri italian synon të krijojë një ekip konkurrues dhe të rikthejë Italinë në elitën e futbollit ndërkombëtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›