E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bayern “djeg” Atletico Madrid, Karl-Laimer vendosin sfidën, Simeone: Goli i dytë “vrau” ndeshjen (VIDEO)

2 gola për 3 pikë. Bayern “thyen” Atleticon brenda në Madrid, një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, për më tepër e ardhur në një moment delikat, ku Bayern sheh që nga trajneri Kompany për të vijuar te Luis Diaz, Siabari, Musiala, Gnabry etj, janë të padisponueshëm. Kjo ishte një transfertë e vështirë, ndaj një rivali që në 8 ndeshjet e fundit kishte marrë 7 fitore.

Pas një pjesë të parë, të fortë dhe të luftuar, Karl përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Atleticos duke kaluar Bayern në avantazh me një finalizim të bukur. Nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në këtë sfidë Harry Kane, por “Topi i Artë” në fuqi dhuroi një asssist të pastër për Laimer në minutën e 74-ët, me anësorin austriak që nuk fali dhe me një goditje të fortë brenda në zonë tundi rrjetën. Atletico u përpoq të rikthehej në lojë, por pa sukses, me Bayern që del me 3 pikë nga Madridi, një fitore që i vendos në vendin e 8-të me 8 pikë pas 4 ndeshjeve, ndërsa Atletico renditet provizorisht në vendin e 22-të.

I pakënaqur pas këtij takimi u shfaq trajneri Diego Simone, një humbje që “djeg”: “Kishim ndeshjen në kontroll, po luanim ashtu siç dëshironim, por për fat të keq erdhi ai gol i parë, më pas nuk arritëm të reagonim. Mund të kishim bërë më mirë deri në golin e dytë të pësuar, më pas ndeshja përfundoi aty, mori fund gjithçka”, u shpreh Diego Simone.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›