E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beci: Aksion për lirimin e hapësirave publike në Zdrale


TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në zonën e Zdrales në Shkodër po vijon puna për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve që kanë shkelur lejet e marra.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bën të ditur se aksioni për lirimin e hapësirave publike është një përgjigje konkrete ndaj shqetësimeve të qytetarëve të dërguara përmes platformës “Hapësira ime”, e krijuar për të luftuar abuzimet me ligjin.

Lirimi i hapësirave publike në Zdrale është pjesë “ofensivës” së zhvilluar nga qeveria në të gjithë vendin gjatë dy muajve të fundit. Në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, autoritetet po ndërhyjnë në hapësira publike dhe zona të mbrojtura për të garantuar hapësirën e përbashkët për qytetarët. Lirimi i hapësirave Publike është pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në fillim të këtij muaji qeveria prezantoi paketën e re të masave ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e pronës dhe të territorit.

Paketa në tërësi synon mbrojtjen e tokës, të territorit, të natyrës dhe të mjedisit nëpërmjet masave me karakter administrativ dhe masave me karakter penal.

Paketa shihet si një mundësi për krijimin e instrumenteve të reja për mbrojtjen e territorit, të cilat janë vijim i natyrshëm i betejës për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›