E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beci: Merr fund uzurpimi i hyrjes kryesore të shkollës “Ali Laçej” në Shkodër

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka deklaruar se brenda pak ditësh do t’i jepet zgjidhje një problemi të vjetër në shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej”, ku hyrja kryesore është uzurpuar prej vitesh. Për shkak të kësaj, nxënësit janë detyruar të përdorin derën anësore.

Gjatë një inspektimi në shkollë, Beci e cilësoi situatën si “të papranueshme” dhe “çudira që duhet të mbeten pjesë e së shkuarës.”

“Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës,” shkroi Beci në profilin e tij në Facebook. “Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri.”

Kryebashkiaku theksoi vendosmërinë e tij për të vendosur rregull në qytet. “Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›