E Diel, 1 Nëntor 2026

Beci: Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu rrezikun nga zjarri në Vukatanë

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse shmangu rrezikun nga një vatër e qëllimshme zjarri në Vukatanë, të Shkodrës.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau sot pamjet nga aksioni për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa informoi se personi që ka ndezur zjarrin është shoqëruar në Polici.

“Një vatër zjarri e vënë qëllimisht në Vukatanë është izoluar dhe shuar në kohë nga efektivët zjarrfikës, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave. Personi që ka ndezur zjarrin është shoqëruar në Policinë e Shkodrës”, informoi Beci.

Vetëm në 24 orët e fundit, Beci theksoi se zjarrfikësit kanë ndërhyrë në 5 vatra zjarri, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë qenë të angazhuara 2 ditët e fundit edhe në Ulqin, në ndihmë të kolegëve të tyre për përballimin e vatrave të zjarrit.

“Mirënjohje për efektivët dhe apel për të gjithë: kujdes maksimal! Temperaturat e larta e bëjnë rrezikun e zjarreve shumë të madh”, u shpreh Beci.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›